Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli foli në emisionin “Shqipëria Live” për të ashtuquajturit miq, sipas tij.
Ai tha se, Meridian Ramçajn e njeh vetëm si fytyrë, ndërsa me dy shokët që e takuan brenda shtëpisë Mario dhe Joni kishin dy vite pa folur.
“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çfarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur.”, said Luizi. / Labyrinth