Sat. Dec 28th, 2024

The 75-year-old who lost over 60 pounds and became a fitness influencer on Instagram

Kjo është Joan MacDonald, tashmë 75 vjeç dhe një influencuese në Instagram, pasi ka 1 milion ndjekës.

Gjithçka nisi kur, ajo ishte e lodhur, vuante nga artriti dhe mezi ngjiste e zbriste shkallët.

Gjatë një vizite në shtëpinë e të emës, vajza e saj, Michelle MacDonald, një trajnere fitnesi, e sfidoi duke e bërë të ndryshonte dietën e saj dhe të përmirësonte stilin e jetesës.

“Kur Michelle më dha ultimatumin për të bërë diçka për jetën time, kuptova se është tani ose kurrë”, ka thënë Joan MacDonald.

Në janar 2017, vetëm disa javë para se të mbushte 71 vjeç, Joan MacDonald shkoi në shtëpinë e vajzës në Meksikë.

Ajo filloi të ndiqte një program diete të përcaktuar nga vajza e saj, si dhe të stërvitej në palestrën që vajza dhe bashkëshorti i saj kishin në shtëpi.

“Ishte e vështirë në fillim”, tha Michelle MacDonald.

Ndërsa, sipas Joan MacDonald, motivimi i saj për të vazhduar erdhi nga fakti se filloi të ndihej më mirë.

Ajo thotë se humbi rreth 10 kilogramë në muajin e parë të stërvitjes dhe në vetëm disa muaj ajo ishte në gjendje të përgjysmonte medikamentet e saj.

Pasi u kthye në Kanada, Joan MacDonald vazhdoi ‘udhëtimin’ e saj të shëndetit.

“Unë shkoj në palestër pesë ditë në javë”, tha ajo.

Gjatë katër viteve të fundit, sipas, saj ka mbajtur një humbje peshe prej 65 kilogramësh dhe ka hequr dorë nga disa mjekime. /Adapted from GMA for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *