Virgjëresha: Ai shtiret si “bima” e klasës, i pëlqen të mësojë, ndërkohë që ka aftësinë të analizojë dhe të mbianalizojë çdo detaj që i “bie” në vëmendje. Ky fakt mund të bazohet në nevojën e saj për të “prekur” perfeksionin dhe për të mbuluar boshllëqet e saj, për të mos u kapur e palexuar.
Bricjapi: Konsistent, i përgjegjshëm, serioz (ndoshta më shumë seç duhet për moshën e tij) është “autoriteti” i dhomës, fëmija i preferuar i prindërve dhe mësuesve dhe objekt ngacmimi nga pjesa tjetër e nxënësve. Por gjithsesi atij nuk i intereson mendimi i tyre, pasi nuk kërkon të rrijë me ta. Ai e di se për të arritur majën duhet të jetë më i miri nga më të mirët dhe sa më shumë të mësojë, aq më shumë zhvillohet, kështu që është e lehtë për të të arrijë qëllimin e tij.
Akrepi: Meqenëse ai vë në dyshim gjithçka, do të punojë shumë për të gjetur kuptimin “të fshehur” pas çdo gjëje (siç beson ai). Intuita e tij, e kombinuar me zgjuarsinë, kuriozitetin dhe prirjen për të hulumtuar, e çon gjithnjë e më thellë në botën e të mësuarit dhe ka shumë raste kur ai preferon të izolohet nga të tjerët për t’iu përkushtuar kërkimeve të tij. Ai mund të ketë një shpirt të shqetësuar, por në të njëjtën kohë është një shembull i shkëlqyer i një personi të disiplinuar, i cili është i gatshëm të mësojë nga gabimet e tij dhe të mos i përsërisë kurrë sa të jetë gjallë.
- “Beqarët do kenë mundësi për takime pasionante”, Horoskopi i datës 4 gusht
- “Je shoku im i ngushtë”, Selin bën dedikimin romantik për DJ Gimbon
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
