Konkurrentja e parë që u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA4” mbrëmjen e sotme ishte Egli Tako, e cila njihet si ish e dashura e aktorit të humorit Olsi Bylyku.
Pasi kaluan disa minuta nga hyrja e saj në shtëpi, moderatori Ledion Liço e ftoi Eglin të priste banorin e ri që quhej “Olsi”.
Në fakt nuk ishte as Olsi që Ledioni u mundua ta përdorte për të “hallakatur” Eglin dhe as Olsi që Eglit i shkoi mendja.
Për këtë erdhi një reagim i menjëhershëm nga aktori i humorit. Ky i fundit ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale të Instagram-it, ku tregon se është duke kaluar momente me partneren e tij, duke e bërë adresën e kësaj të fundit gjithashtu publike për herë të parë dhe lë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar me kohë dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të!
- Egli Tako u fut në Big Brother, reagon Olsi Bylyku pas kunjave të Ledion Liços
- Parashqevi Simaku përshëndet “Festivalin e Këngës” në RTSH
- Kiara Tito reagon pas nisjes së Big Brother VIP 4
- Motra e Olta Gixharit futet në Big Brother VIP
- Banorja e BBV4 bën deklaratën e fortë: Nuk besoj te dashuria
- Nënë e bir si një konkurrent i vetëm, Gili dhe djali futen në Big Brother