Sun. Dec 22nd, 2024

Parashqevi Simaku përshëndet “Festivalin e Këngës” në RTSH

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka folur për “Festivalin e Këngës” që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka bërë një përshëndetje të shkurtër. Në fillim e nisi mesazhin në anglisht, për ta mbyllur në shqip.

“Do të dëshiroja të isha aty me ju. Herën e fundit në skenën e këtij festivali kam interpretuar një këngë të mrekullueshme me titull “Dëgjoma këngën”. Për të gjithë ju, konkurrentët e festivalit 63”, tha shkurtimisht Parashqevi Simaku.

Elton Ilirjani, që e shoqëronte u shpreh se mesazhi ishte spontan, ndërkaq pas këtij momenti në skenë u ngjit Jonida Maliqi.

Ajo interpretoi “E duam lumturinë”, me një look si ai i Parashqevisë dikur.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *