Wed. Dec 18th, 2024

“Tani mbaj fotografitë që të kam bërë fshehurazi”, Fedez: Kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty

Reperi italian, Fedez ka bërë disa postime melankolike në Instagram, duke ndarë vargje nga kënga “Another Love” e Tom Odell dhe disa reflektime personale që duken si pjesë të një kënge të tij të re.

“Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër. Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër”, shkruan ai, duke shtuar edhe përkthimin e këtyre vargjeve në italisht.

Në një nga Story-t e tij të fundit, Fedez ndau një mendim prekës: “Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty. Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes”.

Më vonë, ai shtoi vargje të tjera që flasin për një dashuri të humbur dhe për dëshirën për t’u rilidhur emocionalisht.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *