Sun. Dec 15th, 2024

“Mos bini pre e provokimeve”, Antonela Berisha flet publikisht pas sulmit ndaj Klea Prengës

Për herë të parë publikisht, në “Goca dhe Gra”, Antonela Berisha tregoi versionin e saj të sul.mit ndaj Klea Prengës, një ngjarje e rëndë e ndodhur 3 muaj më parë.

Antonela tha se nuk ka lidhje direkt me ngjarjen, por e përfshirë ka qenë motra e saj. Për këtë arsye, ajo thotë se është ndodhur në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë…”

“Kam nxjerrë mësim. Mos bini pre e provokimeve. Një personazh publik ka një peshë tjetër në impaktin e njerëzve, sepse po t’i ndodhte një personi të thjeshtë ajo që na ndodhi neve, nuk do kishte atë impact aq të madh, aq mediatik. Është vështirë, sepse çdo gjë që shikohet, çdo gjë që bën shikohet në një mënyrë ndryshe…”, – tregon Antonela.

E pyetur se cili është version i saj i ngjarjes, ajo tha: “Unë e kam dhënë versionin tim, në institucionet përkatëse. Dua ta them edhe publikisht që unë nuk kam kontakt drejtpërdrejt me ngjarjen, nuk jam e përfshirë unë personalisht, është e përfshirë motra ime me persona të tjerë. Unë thjesht jam ndodhur në momentin e gabuar në vendin e gabuar atë natë dhe këtë e kam deklaruar edhe në institucionet ligjvënëse. Për momentin, jam në masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *