Sat. Dec 14th, 2024

Agron Llakaj bën urimin prekës në 80-vjetorin e nënës së tij: Ke lindur në ditën e bekuar të…

Agron Llakaj ka shpërndarë një mesazh emocionues dhe të ngrohtë për nënën e tij, duke e uruar për 80-vjetorin e saj. Aktori thekson se dita e lindjes së saj ka ndodhur në një moment të bekuar, në ditën e shenjtores Santa Luçia, dhe përmend emrin e saj, Dritë, duke e lidhur me dritën që ajo ka sjellë në jetën e familjes.

Goni shprehet se për vuajtjet që kanë kaluar gjatë viteve të fundit, duke përmendur humbjet e të dashurve dhe lotët që kanë rrjedhur, nëna e tij ka refuzuar që fëmijët, nipër e mbesa ti festojnë ditëlindjen.

Ai e përshkruan nënën si një heroine dhe i thotë se, pavarësisht dhimbjes që ndihen në shpirtin e tij dhe të familjes, ata e kuptojnë refuzimin e saj për të festuar dhe e respektojnë dëshirën për t’u gëzuar vetëm nga prania e të afërmve të saj.

"Gezuar 80 vjetorin mama!

Ti ke lindur ne diten e bekuar te Santa Luçia..dhe ke emrin Dritë.
E di shume mire qe ne vitet e fundit jemi me lote rrokullisur ne faqe,kemi humbur njerez te shtrenjte dhe ky ishte shkak qe ti nuk pranove te festoje sot por thjesht u gezove me pranine tone te ty.
Mama,ti je dhe mbetesh nje heroine per te 7 femijet qe linde dhe rrite,ke punuar ne pune burrash duke sakrifikuar rehatine dhe duke dhene gjithcka qe ne te merrnim jete dhe krahe…,une e kam te gdhendur ne memorjen time gjithcka…,e ste them dot jeto me kujtime te bukura,kemi nje mal dhimbje ne shpirt dhe e kuptoj dhe refuzimin tend.
Por une dhe femijet e mi familjarisht te urojme te behesh 100, te kesh shendet dhe jete mama!????❤️
E di shume mire qe dhe engjejt tane nga atje lart na dergojne urime per ty.☝️
Gezofsh cdo dite mama!????❤️????????“, shkruan Agron Llakaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *