Këngëtarja Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.
“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë. Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”, tregoi Rovena.
Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.
“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.
- “Më është shpifur televizioni”, Roza Lati thumbon Heidi Bacin?
- VIDEO/ Parashqevi Simaku bën ndryshimin drastik, e kuruar deri në detaje
- “Puna e detektivit e bërë në mëngjes…”, Horoskopi i datës 18 Dhjetor
- VIDEO/ “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia”, debat mes Olta Gixharit dhe Milaim Zekës
- Këto shenja Horoskopi do të kalojnë bukur këtë javë
- Tërmeti shkund Shqipërinë, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë