Sot u prezantua promo zyrtare e “BBVA”, por në rrjetet sociale po thuhet se Ledion Liço në disa momente duket se hedh disa thumba drejt Arbana Osmanit.
Ai e nis me shprehjen: “I yti ta fut” dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës “yje”.
Rikujtojmë që fjala “Mirëmbrëma yje”, u përdorur fillimisht nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij programi.
Pas përhapjes së përdorimit të këtij shprehje në formatin e famshëm të BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një tjetër kontekst, duke e bërë titull të një emisioni të saj, duke e quajtur pikërisht “Mirëmbrëma yje”.
Dhe me sa duket, në promon e re, Ledioni po kërkon një sinonim për ta zëvendësuar fjalën “yje”. Ai provon disa opsione si, “mirëmbrëma kasiopianë” apo “mirëmbrëma galaktikë”.
- Ditë të vështira parashikohen për këto shenja Horoskopi
- Bien Facebook, Instagram dhe WhatsApp, 80 mijë raportime në 1 orë
- Çfarë ndodhi? Pak ditë para nisjes së spektaklit Big Brother VIP “anulon” këtë vendim
- VIDEO/ Shkëlqen! Publikohet fotoja e Lori Hoxhës nuse
- Ja si janë këto tre shenja Horoskopi në takimin e parë
- Dy shenjat më me fat të Horoskopit për ditën e sotme