Mbrëmjen e sotme është nata finale e “Kënga Magjike”. E Xheisara këndoi për kategorinë “New Artist”.
Pak para nisjes së performancës së saj, producenti Ardit Gjebrea e ndali fillimisht për një bisedë këngëtaren, nëpërmjet së cilës u zbulua lajmi i ëmbël që Xheisara do të bëhet nënë për herë të parë duke zbuluar po ashtu gjininë e fëmijës së saj.
Excerpts from the conversation:
Xheisara: Jo.
Ardit Gjebrea: Ku banon mami?
Xheisara: Mami banon në Burrel.
Ardit Gjebrea: Pse nuk vjen të banojë me ty?
Xheisara: Ka një lidhje të fortë me qytetin ku ne banojmë dhe që pas vdekjes së babit, ajo është bërë pak e pabindur dhe thotë që nuk mund ta lë…
Ardit Gjebrea: Të lë kujtimet. Megjithatë ajo të ka bërë një premtim që në rast se…
Xheisara: Ajo ka bërë një premtim shumë kohë më parë që në rast se një ditë unë do të ngelem shtatzënë, ajo do të vijë në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Pra në momentin që ti një ditë do të krijosh familje, ajo do të vijë në Tiranë. Mendon që mami do ta mbajë fjalën?
Xheisara: Dashtë Zoti me kismet, kurdo që të ndodhë, pse jo?
Një nga asistentët drejtohet te nëna e Xheisarës dhe i lë në dorë një dhuratë. Ajo e hap dhe dallohen një palë këpucë të vogla, të bardha.
Ardit Gjebrea: Mami i Xheisarës, do të bëhesh gjyshe!
Por nuk mbaroi me kaq. Skena e Pallatit të Koncerteve u ngjyros me rozë e të kaltër për të zbuluar gjininë.
“Kjo është një ndër ditët e mia më të emocionuara. Jam shumë e lumtur që bebushi im këtë kujtim do ta ndajë me ikonën e Shqipërisë. Të gjithë mamat kanë ëndërr që të kenë një kujtim kaq të bukur dhe kush nuk do të donte ta kishte pranë teje. Jam me fat!”, tha Xheisara mes lotësh.
Dhe krejt papritur skena ngjyroset njëherë me blu për të kaluar përfundimisht në rozë, duke e bërë Xheisarën të fluturonte nga gëzimi.
Ardit Gjebrea: Bebi që presim të na vijë në jetë është djalë… jo, është vajzë!
Xheisara: Gjithë jetën time në fakt kam ëndërruar që fëmijën e parë ta kem vajzë.
Ardit Gjebrea: Vërtet? Pse?
Xheisara: Sepse mendoj që familjet që kanë vajza të parat janë shumë të bekuara. Duke qenë vajzë vetë dhe duke e ditur sesa shumë e dua familjen time dhe sa jam e aftë të bëj për ta, mendoj që unë do të jem një ndër ato nënat shumë me fat dhe do të rris një princeshë. Jam shumë e lumtur!
- VIDEO/ Ç’po ndodh? Luiz Ejlli fotografohet me Eduart Grishajn
- VIDEO/ Xhilda i zbulon ‘sekretin’, Heidi ka një mesazh për moderatoret e “Goca dhe Gra”
- VIDEO/ Kiara Tito ngatërrohet përpara se të futet në skenën e “Portokallisë”, ja çfarë ndodhi
- VIDEO/ Promoja e “BBV4” është një kunjë për Arbana Osmanin?
- VIDEO/ Top Channel zbulon më në fund datën, ja kur do të fillojë BBV4
- Dashuria dhe puna/ “Sot do të jesh mes dy zjarreve”, Horoskopi i datës 9 Dhjetor