Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj, gazetarit Alban Dudushi, duke konfirmuar se ai po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.
Ajo ka shpjeguar se sfidën e kanë kaluar tashmë dhe e konsideron vitin 2024 si vitin më të keq të jetës së saj.
Sulo ka theksuar mbështetjen që kanë marrë nga shumë njerëz dhe ka ndarë ndjesinë e fitores ndaj kësaj beteje, duke theksuar se ata ishin bashkë dhe arritën ta kalonin këtë periudhë të vështirë.
“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë. Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë.”, tha ajo.
- VIDEO/ Heidi Baci takohet me Kiara Titon, ja çfarë i komenton moderatores së “Portokalli”
- Egla Ceno: Tani që u bëra grua për së mbari do t’i fut një të martuar
- Florjan Binaj ironizon “Këngën Magjike”: Pashë një ëndërr, e fiton një këngë greke
- VIDEO/ Humor dhe të qeshura, Heidi Baci dhe Kiara Tito si dy shoqe të ngushta
- VIDEO/ “Qeshim sëbashku”, Heidi Baci zbulon look-un e saj në “Portokalli”
- VIDEO/ Nevina Shtylla “e bën për ujë të ftohtë” Kiara Titon