Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të promovuar një produkt.
Bashkëprezantuesja Matilda Mcini zgjodhi Klean dhe e ftoi jashtë sallës, ndërkohë që Gjebrea shpjegoi se pas kësaj ftese fshihej një surprizë e veçantë.
Klea, e shoqëruar nga i dashuri i saj Adi, i cili jeton në Gjermani, nuk e kishte idenë se ajo natë do të ndryshonte gjithçka. Historia e tyre filloi tre vite më parë, kur një buzëqeshje në një plazh veror ndezi një lidhje dashurie që u forcua me kalimin e kohës. Adi, që kishte humbur nënën në moshën 21-vjeçare, e kishte gjithmonë në mendje fjalët e saj se një ditë do të gjente dashurinë e jetës.
Megjithëse Klea kishte ëndërruar një propozim në Londër apo Paris, skena e “Këngës Magjike” ishte vendi ku ëndrra u bë realitet. Ndërsa ajo ngjitej në skenë për të ‘prezantuar’ me Matilda Mcinin, Adi u shfaq pas saj, i gjunjëzuar me një unazë në dorë. Klea mbeti pa fjalë, shpërtheu në lot gëzimi dhe, me një emocion të papërshkrueshëm, tha “po".
Publiku shpërtheu në duartrokitje, duke e bërë këtë moment një nga më të bukurit e mbrëmjes.
- RTSH i zhduk projektin muzikor, reagon Elvana Gjatës
- VIDEO/ “Jepi drejtim vëllait”, Rebeka dhe Ardi përplasen për Albin
- FOTO/ Sara Gjordeni pubkikon foton e bebushes Nea
- Kur do të bëhet mami? Ja si përgjigjet Nevina Shtylla
- VIDEO/ Alaudin Hamiti shpërthen ndaj Xhenetës në spektakël: Turp të kesh, me këtë gojë të pisët…
- FOTO/ E papritur! Gabriela e “Përputhen” zbulon shtatzëninë, publikon fotot me barkun e rrumbullaksour