Wed. Dec 4th, 2024

Ola Bruko feston ditëlindjen, Endri Prifti i bën urimin më të bukur: Të jesh e lumtur me pasurinë tënde, fëmijët e tu!

Këngëtari i njohur, Endri Prifti ka zbuluar prej kohësh lidhjen e tij të dashurisë me gazetaren dhe moderatoren Ola Bruko.

Ditën e djeshme, Ola festoi 42 vjetorin e lindjes së saj në shoqërinë e fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe partnerit të saj, Endrit.

Kjo festë speciale u shoqërua edhe me një postim nga Endri në rrjetet sociale, ku ai e uronte moderatoren me fjalë të ngrohta dhe shprehte dashurinë e tij për të në publik.

‘Edhe 100 zemra ime..’- nis urimin Endri, duke përmendur edhe fëmijët e partneres. Në fund, ai e mbyll me fjalën më të bukur të dashurisë: “Të dua!”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *