Këngëtarja Eneda Tarifa, në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën” ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale.
Ajo tregoi se ka kaluar periudha të vështira emocionale, përfshirë edhe një fazë të lehtë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë.
“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara”, rrëfeu këngëtarja.
Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar kurrë te psikologu, edhe pse e ka menduar disa herë.
"Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike“, tha ajo.
- Olta Gixhari shpërthen ndaj Milaim Zekës: A të ka hije në këtë moshë që përfshihesh…
- VIDEO/ Përballje e fortë mes Albit dhe Ardit, ja si reagon Rebeka
- “Tetë muaj më parë isha duke u mbytur në dhimbje”, Chiara Ferragni: Fundi që meritojmë është fshehur mes valëve
- FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova zbulon emrin e vërtetë
- “Kam për ta prishur karrierën”, plas sherri mes Drilonit dhe Xuxit
- “Ish e fejuara i mban akoma fotot”, Ketrina zbulon ‘sekretin’ e Albit