Gazetarja Zhaklin Lekatari, në një rrëfim të bërë gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ka folur hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, ku është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë fizike.
Ajo ndau një episod tronditës, kur një burrë e ka sulmuar fizikisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Lekatari tha se kjo ngjarje ndodhi pas pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP 2”, periudhë gjatë së cilës ajo u përball me kritika dhe sulme të rënda nga publiku.
“Pas ‘Big Brother-it’, për rreth 4-5 muaj qëndrova thuajse e izoluar. Ishte e pamundur të kisha një jetë normale. Ajo që nisi si urrejtje virtuale, kaloi në dhunë reale, që ndikoi rëndë jo vetëm në shëndetin tim mendor dhe fizik, por edhe në familjen time. Një burrë po më ndiqte dhe më ofendonte vazhdimisht, derisa u përpoq të më sulmonte. Unë vrapova për të shpëtuar dhe, për fat, dy taksistë ndërhynë dhe më ndihmuan. Nuk e denoncova, thjesht u përpoqa të kthehesha e sigurt në shtëpi. Ishte një periudhë shumë e rëndë për mua.”, tha ajo.
- VIDEO/ Saide Buzi: Gerti më tradhtoi me një mashkull, ja çfarë i kapa në telefon
- VIDEO/ Heidi Baci ndan pamjet, tregon si e kaloi fundjavën
- Sarah Berisha për DJ PM: Nuk është romantik, kur shkuam në Itali pata shpresë se…
- “Ahh sa e rëndë është pritja”, Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj
- “Një burrë po më ndiqte dhe…”, Zhaklin Lekatari tregon periudhën e vështirë: 4-5 muaj qëndrova thuajse e izoluar
- Horoskopi i plotë për muajin dhjetor 2024