Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju.
“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.
Ndeshja e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
- VIDEO/ Pas ndarjes nga Heidi, zbulohet lidhja e re e Romeo Veshajt me vajzën brune
- VIDEO/ Luna feston 7-mujorin e lindjes, Luiz Ejlli e uron me këngë: U bë burrneshë zemra e babs
- “Përgatituni për surpriza që nuk i kishit menduar ndonjëherë”, Horoskopi i datës 30 Nëntor
- Temperaturat zbresin nën zero, ja qytetet ku do të bjerë borë në fundjavë
- 3 shenjat e Horoskopit që janë më pak agresive
- VIDEO/ “Rri kot aty”, Kelda i kthehet Ardit: Për mua je humbje kohe