Sot, në këtë ditë historike, Shqipëria përkujton 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në mbarë trevat shqiptare, urimet dhe mesazhet e krenarisë kombëtare kanë mbushur rrjetet sociale dhe mediat.
Ndër të shumtët që kanë përshëndetur këtë ditë të shënuar është edhe artistja me famë ndërkombëtare nga Kosova, Rita Ora. Këngëtarja e njohur ka ndarë në rrjetet e saj sociale një video nga një performancë e mëparshme në Shqipëri, ku ajo shfaqet në skenë e veshur me ngjyrat kombëtare, kuqezi.
Në postimin e saj, Rita shkruan: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri,” duke përcjellë krenarinë dhe dashurinë për vendin e saj të origjinës.
- VIDEO/ Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë, ja si reagon Rita Ora
- Bleona Qerreti: Karriera ime nuk ka pse të krahasohet me atë të Dua Lipës apo Rita Orës
- “Mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë”, Aurela Hoxha: U mërzita shumë!
- Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës: Liria nuk jepet…
- Dita e Flamurit/ Luiz Ejlli na emocionon me himnin patriotik të Fishtës (VIDEO)
- “Kjo e enjte do ju gjejë të mbushur me energji”, Horoskopi i datës 28 Nëntor