Wed. Nov 27th, 2024

Aurela Hoxha zbulon të vërtetën: Ja pse u largova nga Shqipëria

Mbrëmjen e djeshme, Aurela Hoxha ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku ka folur rreth arsyeve që e kanë “detyruar” të linte Shqipërinë.

“Të them të vërtetën nuk e kam menduar se do të largohesha nga Shqipëria. Domethënë jam nga ato shqiptaret që thonë që ‘nuk dua të largohem, një javë pushime mërzitem’ e të gjitha këto. Po, u largova për dashurinë. Në fillim e kisha shumë të vështirë”, tha ajo.

Si e la Shqipërinë dhe si e gjeti atë?

“Vij herë pas here. Unë e shikoj edhe shumë personale. Isha më e kujdesshme ndaj daljeve të mia. Edhe unë vetë personalisht kam ndryshuar me Shqipërinë. Tani më duket shumë e habitshme kur njerëzit më njohin e më shohin, sepse jam mësuar me jetën atje dhe nuk më bën përshtypje kjo pjesë. Kur jam në aeroport në Tiranë, që nga zbritja dhe që nga mënyra se si njerëzit reagojnë kur më shohin, them ‘në rregull, e paskëm harruar këtë pjesë’. Shqipëria çdo ditë është shumë më mirë dhe atje ku unë jetoj të gjithë flasin.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *