Reperi i njohur, Ghetto Geasy ka emocionuar ndjekësit e tij me një dedikim të veçantë për vajzën e tij, Marget me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto të vajzës, të cilën e quan “shpirti dhe drita e jetës së tij”, duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar që ndjen për të.
Në përshkrimin plot emocion, artisti shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Babi gjithmonë do të jetë këtu për ty, në çdo hap që merr, dhe do të të dua pa fund, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua me gjithë zemrën time, princesha ime!”
- VIDEO/ Saide Buzi: Gerti më tradhtoi me një mashkull, ja çfarë i kapa në telefon
- VIDEO/ Heidi Baci ndan pamjet, tregon si e kaloi fundjavën
- Sarah Berisha për DJ PM: Nuk është romantik, kur shkuam në Itali pata shpresë se…
- “Ahh sa e rëndë është pritja”, Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj
- “Një burrë po më ndiqte dhe…”, Zhaklin Lekatari tregon periudhën e vështirë: 4-5 muaj qëndrova thuajse e izoluar
- Horoskopi i plotë për muajin dhjetor 2024