Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka deklaruar së fundmi se ka të vështirë të mësohet me humbjen e prindërve.
Në një intervistë artistja është shprehur se tashmë i lutet Zotit ta lerë ashtu siç ajo është dhe me kujtimet e tyre me të cilët fle dhe zgjohet.
“E kam shumë të vështirë dhe nuk po i hedh dot pas krahëve. Sa herë flas për ta kam një ngërç në të folur, më merret goja dhe nuk është se nuk ndjehem mirë të flas për ta, se të kisha ndenjur këtu dy orë të kisha folur për babin, për mamin, për Frankon, për miqtë e dashur, se edhe miq kam humbur. Por që faleminderit Zotit, që m’i la aq sa m’i la se mund të m’i kishte marrë dhe më herët. Jam e lumtur dhe them ‘le të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre’. Shpresoj të jem ajo që kanë dashur prindërit e mi.
Gabime kam bërë patjetër, por në një farë mënyre të jem 60% e atyre që kanë dashur ata, se 100% s’kam për t’u bërë dot kurrë. Nuk i kam këtu në jetë të më thonë…nuk kam kujt t’i marr një mendim, se ti e di si janë prindërit. Si ta jep mendimin nëna jote nuk ta jep askush. Mua ai mendim i babit më mungon shumë dhe e pyes veten 700 herë kur bëj diçka. Them ‘si do ta kishte menduar babi’. Por babi ndoshta në 2024 do ta mendonte ndryshe, jo si kur isha 22 vjeçe, kur ai më la”, është shprehur këngëtarja.
- “Jeta ime në këto momente është shumë bukur”, Roza Lati reagon pasi bëri publike lidhjen me Xhonatanin
- Eliona Pitarka i bashkohet protestës për Martin Canin: Vetëm një e kam me ngulm…
- VIDEO/ Luiz Ejlli xheloz për ekipin e “Portokalli”, ja çfarë i komenton Kiarës
- VIDEO/ Kiara Tito zbulon momentet pikante nga prapaskenat e “Portokalli”
- VIDEO/ “Të gjithë sytë mbi mua”, Heidi Baci shfaqet me dy meshkujt më të rëndësishëm të jetës së saj
- “Do të jeni shumë pasionantë”, këto janë shenjat më me fat të Dhjetorit