Pas një periudhe të vështirë pas humbjes së bashkëshortit, Gert Bogdani, Edlira Çepani është rikthyer me vendosmëri në aktivitetet e saj si trajnere dhe mentore.
Gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi, ajo zhvilloi trajnime me të rinj nga tri shtete të Europës Lindore, duke ndarë me ta përvojën e saj dhe duke i motivuar për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë.
Çepani shprehu admirimin për këmbënguljen dhe forcën e këtyre të rinjve, të cilët, pavarësisht sfidave të përditshme dhe pasojave të konflikteve, përfshirë luftën në Ukrainë, nuk dorëzohen përballë vështirësive.
“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë! Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sweeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!”, shkruan ajo.
- VIDEO/ Ndahet nga jeta nëna e Olsa Muhametit, Alaudini dhe Jonida i shprehin ngushëllimet
- “Bashkë me ty iku një copë e shpirtit tim”, Olsa Muhameti humb njeriun më të shtrenjtë
- FOTO/ Sara Hoxha: Shtëpinë e Big Brother VIP si këtë vit nuk e kemi parë kurrë
- VIDEO/ Me qeleshe në kokë dhe flamurin kuqezi, ja si e feston Luna Mari 7 mujorin e lindjes
- Mevlan Shaba i jep fund një herë e mirë aludimeve për ndarjen me partneren shtatzënë
- Rovena Stefa bën rrëfimin e sinqertë: Nuk kam arritur të martohem sepse…
- “Bëni kujdes ndaj këtyre personave”, Horoskopi i datës 29 Nëntor