Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”.
Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.
“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur”, tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.
Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.
“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime”, tha këngëtari.
- Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës: Një ditë para se ta merrnim vesh jemi ndarë
- VIDEO/ Lori Hoxha zbulon unazën e martesës, ja si duket
- Sara Hoxha mbështet Ledri Vulën? Kjo foto trazon rrjetin
- VIDEO/ 12 orë reshje shiu sa për një vit në Itali, përmbytje të mëdha në Siçili
- Ish-konkurrenti i “Përputhen” futet nesër në BBVK? Ja çfarë poston
- VIDEO/ Renée Reffo ndan historinë me ish-të dashurin: Më tha jam i martuar, ti s’më pyete