Aktorja dhe njëkohësisht fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, është vlerësuar me një certifikatë për kontributin e saj të shquar në fushën e artit skenik dhe përkushtimin e saj në promovimin e kulturës shqiptare.
Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Teatrin e Gjirokastrës, ku Egla ndau emocionet dhe mirënjohjen për këtë nderim.
“Të them e nderuar është vërtet pak për të shprehur mirënjohjen dhe emocionin e kësaj mbrëmje në Teatrin e Gjirokastrës. Falenderoj Kudret Alikaj që ngjiti në skenë poezitë e të ndjerit Petrit Ruka, ishte nder për mua që t’i interpretoja. Falenderimet e mia shkojnë gjithashtu për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Z. Dino Selimi, për këtë Çertifikatë Mirënjohje.” Ky vlerësim nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër është një njohje për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe për arritjet e saj në avancimin e figurës së gruas në shoqërinë shqiptare.”– shkruan Ceno në postimin e saj në Instagram.
- VIDEO/ Lori Hoxha zbulon unazën e martesës, ja si duket
- Sara Hoxha mbështet Ledri Vulën? Kjo foto trazon rrjetin
- VIDEO/ 12 orë reshje shiu sa për një vit në Itali, përmbytje të mëdha në Siçili
- Ish-konkurrenti i “Përputhen” futet nesër në BBVK? Ja çfarë poston
- VIDEO/ Renée Reffo ndan historinë me ish-të dashurin: Më tha jam i martuar, ti s’më pyete
- VIDEO/ “Kur do bësh një fëmijë me Markun?”, Rudina Dembacaj: Tentova vjet, por…