Mon. Dec 2nd, 2024

Fjodora Fjora: Do doja 8 fëmijë, por në Shqipëri s’ka burra të angazhuar për familje

Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që të kishte tetë fëmijë.

Por, prezantuesja ka rrëfyer se është shumë e vështirë të gjesh një burrë, që të angazhohet për të pasur fëmijë, duke shtuar se “ky është problem i madh”.

“Edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije”, theksoi ajo.

Fjodora Fjora u shpreh se ky është një trend shumë i çuditshëm i shoqërisë shqiptare që e vuajnë të gjitha vajzat.

“Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë. Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh. Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *