Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror.
Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë.
Megjithatë, nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë, organi i akuzës kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në 13 dhjetor.
Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën.
Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit. /Marrë nga Top Channel
- Ish-konkurrenti i “Përputhen” futet nesër në BBVK? Ja çfarë poston
- VIDEO/ Renée Reffo ndan historinë me ish-të dashurin: Më tha jam i martuar, ti s’më pyete
- VIDEO/ “Kur do bësh një fëmijë me Markun?”, Rudina Dembacaj: Tentova vjet, por…
- Single apo në një lidhje? Elsa Lila: Jam e dashuruar me…
- FOTO/ Grida Duma surprizohet në emision
- “A kanë marrëdhënie me njëra-tjetrën”? Ja si u përgjigjën dy vajzat që u puthën në “Përputhen”