Thu. Nov 14th, 2024

“Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy, por…”, Albërie Hadërgjonaj tregon pse nuk u martua sërish

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj.

Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja: “Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra.

“Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të“, u shpreh ajo.

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje: “Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *