Mon. Dec 9th, 2024

Astrologia Meri Shehu: Kjo është shenja më me fat e javës

Parashikimi Astrologjik Javor 12-18 Nëntor, sipas astrologes Meri Shehu

Dashi, 5 yje
Afërdita në Bricjap do iu japë një lloj sharmi në karrierë, në jetën personale dhe do i bëjë që të supozojnë se janë në qendër të vëmendjes. Ata duan që ta marrin medoemos vëmendjen, por do të ndihmohen në mënyrë më serioze nga Afërdita për projektet dhe planet e tyre. Kujdes në datën 15 sepse aty ka një përmbysje ekonomike me hënën e plotë në Dem kështu që nuk mund ta mbajnë aq shumë stafetën nëse nuk tregohen të kujdesshëm.

Demi, 4 yje
Hëna e plotë është në shenjën e tyre, natyrisht që do të ndryshojë diçka, do të përmbyset diçka, por këto përmbysje sjellin dhe revolucion në jetën e gjithsecilit duke hapur rrugë për gjëra të reja. Duke qenë se hapet rruga për gjëra të reja, Demët do të kenë një lloj fati, plus që Afërdita në Bricjapi u jep një lloj stabiliteti, nuk shkojnë gjërat aq keq sa mund të pretendojnë nën ndikim e Hënës së plotë që nuk është aq e mirë në fakt.

Binjakët, 2 yje
Prapaskena në lidhje me punën dhe gjendje psikologjike jo shumë e qëndrueshme sepse Hëna e plotë ndodhet në shtëpinë e 12-të për ta, kështu që shumë Binjakë do të shohin shumë përmbytje qoftë në rrafshin e punës ose mund të zbulojnë një prapaskenë që do i bëjë të ndjehen keq emocionalisht. Gjithashtu duhet të kenë shumë kujdes me shëndetin gjatë kësaj jave.

Gaforrja, 3 yje
Gaforret duhet të kenë disa pritshmëri të mira megjithëse Afërdita ndodhet në pozicion me ta sepse është në Bricjap përballë shenjës së tyre dhe fjalën e parë do ta ketë partneri, partnerja ose bashkëpunëtorët, por Hëna e plotë në Dem sikur i ndihmon, u jep një mbështetje që do të përmbysë një gjendje jo shumë të mirë të kohëve të fundit.

Luani, 1 yll
Ndodh një “qark” i shkurtër në lidhje me karrierën e tyre, pra bën që të hapë një punë ose një projekt, por e djeg atë gjënë që hap. Është si rrufe në qiell të hapur, prandaj duhet që të bëjnë shumë kujdes në çështje karriere dhe familjare kryesisht.

Virgjëresha, 3 yje
Afërdita në Bricjap që është futur që dje do të jetë shumë e mirë për avantazhet në jetën e tyre personale, projektet me punën dhe çështjet ekonomike, por duhet të kenë kujdes ditën e nesërme pasi është një ditë shumë e vështirë për disa Virgjëreshë sepse Mërkuri në Shigjetar përballet me Saturnin në Peshk dhe ngecet puna në një çështje bisedimesh apo kontratash, pra ditën e nesërme do të kemi një lloj pengese.

Peshorja, 2 yje
Janë në një pikë ku Hëna e plotë ndikon në çështjet e tyre ekonomike ose pronësitë. Ndoshta tregojnë dhe madhësinë e një gabimi që mund të kenë bërë, i një investimi qoftë në anën ekonomike, qoftë në anën personale dhe natyrisht duke kuptuar që është bërë një gabim do e përjetojnë ndoshta jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Akrepi, 3 yje
Hëna e plotë në shenjën e Demit tregon kujdes sepse ka shumë partneritete dhe oferta, por të gjitha nuk janë aq të qëndrueshme sa t’i bëjnë ata që të ndjehen mirë, pra si të themi janë momente delikate derisa të vendoset diçka e mirë. Por, Afërdita në Bricjap tregon mundësinë e një bashkëpunimi të një mbështetjeje të mirë nga ana e miqësisë dhe e shoqërisë.

Shigjetari, 2 yje
Është një nga periudhat e mira ekonomike. Afërdita në Bricjap do iu japë shumë mbarësi, por jo këtë javë tamam, nuk e fillojnë me kaq vrull anën e tyre ekonomike ose nuk e fitojnë kaq lehtë sepse nesër nuk është një ditë shumë e mirë dhe shumë Shigjetarë mund të kenë probleme në jetën personale ose ekonomike.

Bricjapët, 3 yje
Është një javë e mirë për Bricjapët. Afërdita është futur në shenjën e tyre dhe do, s’do, Bricjapët do të ecin, do të avancojnë, do të kenë plane dhe projekte. Do të kenë më shumë oferta në fund të fundit në këtë periudhë dhe ndoshta mund të kenë ndonjë fejesë apo martesë.

Ujori, 3 yje
Pasionin dhe dashurinë do e mbajnë si një projekt zhvillues, si një art, botëkuptim i mirë, por dhe një qetësi shpirtërore dhe psikologjike, kështu që këtu do të jetë forca e Ujorëve sepse Hëna e plotë në Dem u kërkon një pozicion të ri pune dhe ata duhet të kenë kurajën që ta arrijnë, por nga ana tjetër duhet të marrin dhe një vendim në jetën personale.

Peshqit, 3 yje
Vetëm dita e nesërme për ta është një ditë e vështirë sepse Saturni në shenjën e tyre përballet me Mërkurin në Shigjetar dhe mund të kenë një problem me eprorët, punën dhe ligjin. Nëse kalon dita e nesërme pa shumë probleme të dukshme atëherë gjërat fillojnë dhe zbuten.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *