Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkoi përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka adresuar kritika ndaj Ministrisë dhe ministres Albulena Haxhiu, duke ironizuar ndërhyrjen e institucioneve në një program televiziv.
“Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhu.nshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu? Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë. Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’ qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.”, he writes.
Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e Kartesh pas një rasti të bujshëm të denoncuar nga Drenusha Latifi, përfaqësuar nga avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.
Sipas saj, ndonëse urdhri-mbrojtës ndaj Kartesh ka skaduar në shtator, mbi të rëndojnë dy ak.uza për dh.unë në familje dhe mosrespektim të urdhrit të mbrojtjes.
- VIDEO/ Heidi Baci takohet me Kiara Titon, ja çfarë i komenton moderatores së “Portokalli”
- Egla Ceno: Tani që u bëra grua për së mbari do t’i fut një të martuar
- Florjan Binaj ironizon “Këngën Magjike”: Pashë një ëndërr, e fiton një këngë greke
- VIDEO/ Humor dhe të qeshura, Heidi Baci dhe Kiara Tito si dy shoqe të ngushta
- VIDEO/ “Qeshim sëbashku”, Heidi Baci zbulon look-un e saj në “Portokalli”
- VIDEO/ Nevina Shtylla “e bën për ujë të ftohtë” Kiara Titon