Tue. Dec 10th, 2024

Ish-bashkëshorti pjesë e BBV, ish-Miss Kosova: Pres të më kërkojë falje

Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, Drenusha Latifi ka theksuar se nuk ndien asnjë shqetësim apo kër.cënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.

“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërc.ënuar apo e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Drenusha.

Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim.

“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë”, theksoi ajo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *