Moderatorja Alketa Vejsiu ka kujtuar dje babain e saj që nuk jeton më.
Alketa tha se babai i saj bënte një vit që ishte larguar nga jeta, dhe se gjatë gjithë këtij viti ajo mori 10 mësime jete.
Postimi i Alketa Vejsiut në Instagram:
Sot 1 vit pa Babin; 10 mesime te thjeshta jete;
1.E di qe askush nuk do me doje dot si Ty.Aq bukur, aq fort. Une e pata te jashtezakonshme qe ne femijeri dashurine e babait.Qe tek karrotat qe shtrydheshin me napë, portokallet qe vinin nga jugu me veshtiresi,qe tek rruga Tirane Durres me biciklete,deri tek ditet e lumtura ne Paris kur kendonim ne Sene e me the; “Shyqyr qe u bere ti mor bir qe te shihja dhe une ca dite te lumtura”.
2.Me mesove te mos genjej; ndaj une i urrej genjeshtaret. Ndaj dhe te vertetat e mia sado te hidhura edhe kur lendojne dike, i them. Dua te iki pa pesha nga kjo jete; si ti.
3.Me mesove te besoj tek Dashuria, sa e rendesishme eshte te kesh ne shtratin e spitalit deri ne fund nje njeri qe e do fort.Me grate s’te eci shume,e nuk ishe partneri me ideal. Por e kerkove dashurine gjithe jeten, e gjete dhe jetove ne moshen 55 vjec.Me thoje qe sduhet ta duash kurre dike se ke nevoje per te; ta duash kur ske nevoje dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria per ty!
4.Me mesove te ndjek pasionin per punen, se Puna ste tradheton kurre por pa e shitur shpirtin per suksesin.
5.Me thoje qe ska asgje me te mire qe mund te besh sesa te rrisesh dy femije me dashuri e ti shkollosh;shperblimi me i madh.Me thoje gjithmone qe une ste solla asnje merzitje ne jete🙏🏻
6.Me mesove qe paraja ka vlere vetem nese perdoret ne funksion te emocionit; sepse ty tu desh gjithmone shume pak per te gezuar.
7.Me thoje qe fytyren e kisha si 10-leksh🙈por zemren sa nje oqean; qe edhe nese mund te ndeshja njerez te ligj gjate rruges, sduhej per asnje arsye te ndryshoja.
8.Me mesove mirnjohjen; mbi kete parim ndertova jeten. Me mesove mos jetoja nen efektin e duartrokitjeve e mos dehesha nga admirimi atyre qe nuk njihja, por te vleresoja ata qe me donin prej verteti larg dritave te skenes.E kam nderuar dhe ndjere si asgje tjeter duartrokitjen tende o Fansi me I mire qe mund te kisha.
9.Me mesove te fal, edhe kur njerezit te zhgenjejne.
10.Me mesove te jem e forte; vetem se jam lodhur duke qene e forte.
Sme mesove si jetohet pa Babain, shokun,frymezimin, shpatullen ku mund te mbeshtetesh gjithmone. Ne rrugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmone❤️🥲💔
- VIDEO/ Roza Lati flet për bashkëjetesën me Xhonatanin, ja çfarë thotë për fëmijë
- Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, prindër për herë të tretë? Ja detaji që ngriti dyshimet
- VIDEO/ Gaz Paja, bashkëshortja dhe djali, bashkë për setin e fundvitit, por diçka nuk shkon
- VIDEO/ E krahasuan me Bieta Sulon, Alban Dudushi: Kiara duhet të rritet akoma
- VIDEO/ Olta Gixhari iu mbrojti vajzën, por familja e Lelas del në krah të Milaim Zekës
- “Burrë në moshë si adoleshent”, Milaim Zeka i përgjigjet Olta Gixharit: Ti je bërë e njohur…