Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Një nga momentet që spikati ishte hyrja e Dafinës në dasmë, teksa ajo afrohej drejt Kreshnikut për të filluar vallëzimin e parë si bashkëshortë, të shoqëruar nga zëri i Shpat Dedës, i cili interpretonte live.
Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Shpat Deda ndau emocionet e këtij momenti të veçantë dhe rrëfeu se si u formësua ideja e tij për të kënduar në këtë ceremoni.
"Dafina është mikeshë e vjetër, tashmë edhe Kreshniku, të dy i kam miq të zemrës. Një ditë, Dafina më kontaktoi dhe më kërkoi të këndoja në dasmën e tyre, në momentin kur do fillonin vallëzimin e parë. Më kërkoi të këndoj një këngë të ‘Gjurmëve’ që nuk e kisha dëgjuar më parë, një këngë e titulluar ‘Ty’. Ishte thjesht një demo, por e jashtëzakonshme dhe me një ndjesi të ëmbël. Ajo më kërkoi gjithashtu të këndoj këngën ‘Përgjithmonë’ me kitarë, teksa ajo hynte. Ishte një kërkesë unike dhe më bëri të ndihem jashtëzakonisht i nderuar,” rrëfeu ai.
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari
- VIDEO/ Pas festës së Top Channel, Kiara Tito me vrap te Luiz Ejlli, ja çfarë publikon
- VIDEO/ Kiara Tito dhe Sara Hoxha festojnë bashkë suksesin e Top Channel
- London feston ditëlindjen, ja si e uron mami Sara
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…