Tue. Nov 19th, 2024

Bleona Qerreti tregon planet për martesë dhe fëmijë

Artistja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka deklaruar se ka ardhur koha që ajo të krijojë një familje. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, përmes lidhjes me ‘Skype’, ajo u shpreh se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”, tha Bleona.

Më tej, ajo premtoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *