Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.
Kësaj oferte, ai iu përgjigj: “Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot.”
E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.
Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?
Edea: Po!
Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.
Edea: Vërtetë?
Sinani: Po, një muaj për ju.
- Ja sa kushtoi veshja e Kiara Titos në “Portokalli”
- “Marrin kurorën kur bëhet fjalë për nostalgjinë”, këto shenja nuk i harrojnë miqtë e vjetër
- Sinan Hoxha: Po hyri Artjola Toska në Big Brother, unë dal pa brekë në sheshin “Skënderbej”
- Meri Shehu: Kjo është shenja e Horoskopit më me fat e javës
- “Një gjysmë shekulli”, Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Jeta është e shenjtë, jam e lumtur që frymoj!
- Almeda Abazi: Ndodhem në Tiranë, dua të më ndihmoni që fëmijët…