Ish-konkurrentja e “BBV3”, Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngën e publikuar pak ditë më parë “Qikës tem”.
“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një djali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja. Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”, tregoi Sara.
- Juliana Nura: Kësaj moderatore do t’i shkonte kolltuku i BBV Kosova më shumë se Olta Gixharit
- “Kisha ndejtur 24 orë, s’isha bërë bajat”, ja kë zgjedh Genta Ismajli mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës
- VIDEO/ Sara Hoxha: Thonë që më ka bërë mirë ndarja
- “Dashuri pa limit për këtë shenjë”, Horoskopi i datë 23 Tetor
- “Pse nuk flet për bashkëshortin?”, Alketa Vejsiu: E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje…
- Arbana Osmani bën kërkesën e pazakontë: Dua dy shefa kuzhine nga 6-10 vjeç