Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.
Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.
Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”. Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.
Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.
“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”, tha Iliri.
- VIDEO/ “Nuk i shan sepse bën vaki e kthehet në Top Channel”, ja si reagon Arbana Osmani
- VIDEO/ Ronaldos nuk i del e keqja me Romeon dhe Heidin: Lidhen për famë, ndahen për famë, populli e ha gjithmonë
- “Burrë të martuar dashurova”, Rovena Stefa: Ja çfarë fshihet pas këngës
- VIDEO/ Liesa sjell në jetë vajzën, Kiara zbulon detajin e veçantë mes tyre dhe Lunës: Jam shumë e emocionuar
- Ester Bylyku i kërkon falje pas deklaratës së Valerit, Bledi Mane: Kush shpif…
- FOTO/ Liesa Haxhiasllani sjell në jetë vogëlushen, ja si ia kanë vendosur emrin