Thu. Oct 17th, 2024

“Djali im nuk është përbindëshi që ju e bëni”, reagon nëna e Diddy-t: Më thyhet zemra kur e shikoj…

Nëna e Diddy-t, Janice Combs e ka mbrojtur publikisht djalin e saj përmes avokates së saj.

“Djali im nuk është përbindëshi që e bëni dhe ai meriton të ketë një mundësi të tregojë anën e tij të historisë. Më thyhet zemra kur e shikoj djalin tim duke u gjykuar jo për shkak të së vërtetës, por për shkak të një historie që u krijua mbi gënjeshtra. Si çdo qenie njerëzore, djali im e meriton të dalë në gjykatë dhe të paraqesë anën e tij për të provuar pafajësinë. Ndonjëherë, e vërteta dhe një gënjeshtër ndërthuren aq ngushtë sa bëhet e tmerrshme të pranosh një pjesë të historisë, veçanërisht kur ajo e vërtetë është jashtë normës ose është shumë e ndërlikuar për t’u besuar. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ekipi ligjor civil i djalit tim vendosi të zgjidhë padinë e ish-të dashurës në vend që ta kundërshtojë atë deri në fund, duke rezultuar në një efekt rikoshet pasi qeveria federale e përdori këtë vendim kundër djalit tim duke e interpretuar atë si një pranim fajësie”, tha ajo.

Janice iu referua pamjeve të vitit 2016 të publikuara nga CNN në të cilat Diddy dukej se po dhu.n.onte të dashurën e atëhershme Cassie në një hotel në Los Anxhelos.

Cassie paditi manjatin e muzikës në nëntor 2023 për sulme se.k.s.uale dhe ab.u.z.ime fizike mbi 10 vjet.

Diddy i mohoi akuzat dhe padia u zgjidh brenda një dite.

Muajin e kaluar, Diddy u arrestua me akuza për tr.afik se.k.sual, konspiracion të shantazhit dhe transport për t’u përfshirë në pr.o.st.it.uc.ion.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *