Në “Goca dhe Gra” u shtrua diskutimi në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të përmirësuar pamjen e jashtme.
E ftuar në këtë puntatë të parë, moderatorja Bora Zemani ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
“Nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale, dy ndërhyrje kirurgjikale kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin. Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po. Nuk jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për sa kohë dikush ka nevojë dhe e bën të ndihet mirë, patjetër që po. Fakti që nuk kam bërë operacioni plastike nuk do të thotë që nuk kam qejf, por kam frikë, dhe kam frikë të shikoj përfundimin. Nëse do mendoja të bëja ndonjë ndërhyrje do ishte gjoksi, do doja ta zvogëloja”, tha ajo.
- VIDEO/ Luiz Ejlli iu bën thirrje fansave: Të mbështesim këtë këngëtare te “Kënga Magjike”
- VIDEO/ Heidi Baci tregon se krah kujt do aktrojë në “Portokalli”
- Amos Zaharia tregon si e përjetoi ndarjen e Elias dhe Princ Lekës: Nuk është fundi i botës, e vetmja gjë që bëra ishte…
- “Kjo është një periudhë e shkëlqyer për karrierën”, dy shenjat më me fat të javës
- Gati për një lidhje të re? Ja çfarë thotë Xhensila Myrtezaj
- Sara Gjordeni solli në jetë vajzën, Olsi Bylyku dhe partnerja e surprizojnë