Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e mbajti ‘të mbërthyer’ publikun, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptar të asaj kohe.
Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët.
Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e asaj kohe, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të asaj kohe. Pas 20 vitesh ‘Njerëz dhe Fate 2’ po rikthehet sërish!
Traileri sapo ka dalë dhe që nga 1 Nëntori “Njerëz dhe Fate 2” do të jetë në të gjitha kinematë e rajonit.
- VIDEO/ “Është më afër seç e mendoni”, moderatorja e “Wake Up” flet për të dashurin: I përket televizionit
- Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit
- Lidhja e re e Ledrit, Sara merr vendimin e papritur
- VIDEO/ Armina Mevlani tregon planet për fëmijë dhe flet për gjininë
- FOTO/ Ndahet nga jeta babai i këngëtares së njohur shqiptare
- Armina Mevlani flet për Sali Berishën: Kemi patur kontakt, por gjëja më e rëndësishme është…