Këngëtari, Armend Rexhepagiqi zbuloi në emisionin “Canape” në T7, se ende s’e ka provuar të qenit baba.
Një zgjedhje që mesa duket sipas tij, s’e ka ndier kurrë si thirrje e që në të vërtetë ka qenë e dyanshme edhe nga ana e bashkëshortes së tij.
Pjesë nga biseda në studio:
PYETJA- E ke pasur instiktin e të qenurit baba?
Armend Rexhepagiqi: Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë.
PYETJA- Pse Armend?
Armend Rexhepagiqi: Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur. Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raport të mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet, që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë.
- Bleona Qerreti tregon planet për martesë dhe fëmijë
- Ndahet nga jeta aktorja e famshme e serialit “Friends”
- “Do të ndihen më të favorizuarit e muajit”, Horoskopi i plotë i muajit Nëntor
- Çfarë ka ndodhur? Neda Balluku publikon pamje nga spitali: Tetori ka qenë sfidues për mua
- Çlirohen pas 16 vitesh! Kjo është shenja më me fat e Nëntorit
- VIDEO/ E mbani mend “LEK”? Efi Dhedhes dhe Kiara Tito takohen sërish pas kaq shumë kohësh