Sat. Sep 28th, 2024

Nga Egla Ceno te Heidi Baci, zbulohen 5 moderatoret që do prezantojnë “Goca dhe Gra”

Edhe pse disa emra janë zbuluar dhe prej ditësh po qarkullojnë në rrjet, konfirmimi vjen, më në fund, nga Top Channel. Duke nisur nga data 5 tetor, programi “Goca dhe Gra” do të rikthehet në Top Channel dhe në karriget e moderatoreve janë emra që i njihni të gjithë.

“Më në fund, njihuni me gocat dhe gratë e këtij sezoni! Nga data 5 tetor, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet programi që aq shumë e keni kërkuar.

#gocadhegra” – shkruhet në njoftimin e fundit të Top Channel, shoqëruar edhe me foton zyrtare të moderatoreve.

Heidi Baci, Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Xhilda Luzi dhe Jorida Rustemi do të jenë bashkë në këtë sezon të ri në takimin e çdo të shtune me publikun.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *