Fri. Sep 27th, 2024

VIDEO/ Salsano Rrapi largohet nga “Portokalli”? Ky detaj po habit publikun

Salsano Rrapi, i cili ka qenë për shumë vite një figurë kryesore në moderimin e “Portokalli”, duket se mund të mos jetë pjesë e këtij sezoni.

Në spotin e fundit të publikuar për spektaklin, mungesa e tij ka ngritur dyshime tek publiku, duke nxitur spekulime mbi largimin e tij nga formati.

Këtë vit, bashkë me Nevina Shtyllën, Kiara Tito i është bashkuar programit, por pyetja që mbetet është nëse Salsano do të zëvendësohet nga dikush tjetër apo nëse Nevina dhe Kiara do të vazhdojnë të drejtojnë programin bashkë.

Pavarësisht spekulimeve, mbetet për t’u parë zyrtarisht në fillimin e sezonit të ri nëse Salsano Rrapi do të jetë ende pjesë e trupës së “Portokalli”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *