Largimi nga jeta e aktorit Zef Deda, ishte një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët, familjen dhe miqtë e tij.
Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit, ishte ajo e ish-mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. Teksa ishte i ftuar në “Quo Vadis”, aktori Sandër Ruçi, zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.
Biseda në studio:
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?
Sandër Ruçi: “Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”.
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?
Sandër Ruçi: “Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas”.
Pranvera Borakaj: Nuk e dije, nuk të njoftuan?
Sandër Ruçi: “Për kokën e fëmijëve, jo”!
- 1 vit pa babain, Alketa Vejsiu tregon 10 mësimet e marra: Më mësove të jem e fortë, por jam lodhur…
- Meri Shehu bën parashikimin: Ja kush do të fitojë në zgjedhjet në SHBA
- Jonida Vokshi shpërthen në lot: Këtë dhe çdo dalje timen, ja dedikoj engjëllit tim
- Super lajm! Këngëtarja Artjola Toska, shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare
- Stine tregon historinë me bashkëshorten: Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa që…
- Zbuloni cila është shenja më e përshtatshme me ju