Mon. Dec 2nd, 2024

Këtë sezon do të jetë banore e Big Brother VIP? Ja si reagon Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari ka folur në “Pardon My French” për eksperiencën si opinioniste e “Big Brother Vip”.

“E kujtoj si periudhë interesante “BBV”. Kur sapo kishte mbaruar kisha nevojë të menaxhoja mendimet e mia. Tani që jemi pas kaq kohësh mendoj që ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, një aventurë që më ka ndryshuar shumë. Mendoj që më ka maturuar në një lloj sensi, mendimet do i them hapur prapë, por mendoj që unë si individ jam rritur shumë. Nuk do heq dorë nga të dhënit opinione. Mendoj që është një eksperiencë që të ndryshon, sigurisht ka vështirësitë e veta”, tha Zhaklin Lekatari.

Por a do të hynte ajo si banore në “BBV4”?!

“Jo, unë nuk do hyja brenda”, thotë ajo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *