Moderatori Ledion Liço ka publikuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren Kiara Tito, e cila shumë shpejt do të prezantojë emisionin “Portokalli”, krahas Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës.
Ledioni thotë se kjo foto është shkrepur 9 vite më përpara.
Në foto shihen si Ledioni ashtu edhe Kiara shumë më të rinj se sa sot, teksa prezantonin “The Voice Of Albania”.
“Sa shpejtë kalon koha. Kaq e re dhe kaq shumë gjëra për të mësuar. Të falenderoj shumë për mundësinë. Ka qenë kënaqësi të ndaja skenën me një profesionist si ty!”, i komenton Kiara Ledionit.
Kujtojmë se Kiara Tito do të zëvendësojë Xhemi Shehun në “Portokalli”, e cila po drejton emisionin “Fiks Fare” krahas Julian Dedës.
- VIDEO/ Amari i bën Oltës kërkesën e pazakontë
- VIDEO/ Vajza shqiptare lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali
- VIDEO/ Aktorja rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë
- “Kam qenë e frikësuar”, Julia Ilirjani rrëfen fillimet e vështira të karrierës së saj
- 3 shenja që do të qajnë më shumë nëse humbin miqtë se ish-in
- VIDEO/ Ledioni publikon foton me Kiarën para 9 vitesh, ja çfarë i komenton moderatorja