Ish banorja e “BBV3” Julia Ilirjani ka rrëfyer në emisionin “S’e luan topi”, detaje lidhur me fillimet e karrierës së saj që kanë qenë të vështira.
Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.
“Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar.
Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë Jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë“, është shprehur ajo.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi