Gazetari i njohur, Saimir Kodra është përballur me një situatë të çuditshme.
Gjatë emisionit ‘Stop’, ai ka treguar se teksa ishte duke drejtuar automjetin, është ndaluar nga policia me pretendimin se po përdorte celularin, por ai thotë se nuk e ka pasur telefonin me vete.
“Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë”, i është përgjigjur Saimiri policëve rrugorë.
“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë, telefoni. I thashë me jep telefonin tënd ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë.” , tha Saimiri.
Më pas shtoi: “I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi”.
- VIDEO/ Kiara Tito publikon pamjet: Realizuam setin fotografik për festat e fundvitit
- “Herë prift, herë hoxhë”, Maya flet sërish për sherrin me ish-bashkëshortin, tregon vesin e tij
- FOTO/ E motra mungoi në dasmë, ja si reagon bashkëshorti i Dafina Zeqirit
- Arben Derhemi tregon detaje nga “Njerëz dhe fate”
- VIDEO/ “U tregua e dobët”, Egla Ceno reagon pas largimit të Heidi Bacit
- Këto 3 shenja nuk do të jenë më beqare në Nëntor