Fri. Nov 22nd, 2024

Video/ Albano Bogdo flet për deklaratën që bëri për Beatrix Ramosaj: E kërkova numrin e saj, por…

Aktori Albano Bogdo ka folur lidhur me deklaratën e tij të mëparshme ndaj Beatrix Ramosaj, e cila shkaktoi shumë bujë në atë kohë. Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshaj.

“Kur kam thënë atë batutë, isha i nënkuptuar si personi më i urryer në Ballkan, dhe kjo ndodhi në të njëjtën ditë kur u krye masakra në Kosovë nga një individ serb. Reagimi ndaj meje ishte i ekzagjeruar dhe i papërshtatshëm. Pjesa më e madhe e reagimeve erdhën nga njerëz që nuk kishin lidhje me situatën reale,” tha Bogdo në “S’e luan topi”.

Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat.

“Nuk kam arritur të komunikoj drejtpërdrejt me Beatrixin, por i kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzore. Po të kisha mundësi të flisja me të, nuk do të bëja komentet në emision” shtoi ai.

Bogdo u mundua të marrë numrin e Beatrixit disa herë, por nuk ia dhanë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *