Meteorologia e njohur Lajda Porja ka folur lidhur me situatën e motit në vendin tonë.
Sipas saj edhe fundjava do ketë prezencën reshjesh, por e diela do t’i ketë më të pakta.
"Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë. Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri përmbytje lokale, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe disa zona të ultësirës perëndimore.E shtuna dhe e diela me vranësira dhe reshje shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do t’i ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”, tha ajo.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi