Gjatë ditës së nesërme, Shqipëria pritet të përfshihet nga shira intensivë shoqëruar me rrufe.
Reshjet pritet të nisin pak para mesnatës dhe do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites nesër, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike.
Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi, do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.
Reshjet parashikohen të dendura gjatë natës si edhe paraditën e nesërme, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri, pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.
- VIDEO/ A ju duket Samanta Karavella shtatzënë sepse fansave po!
- FOTO/ Elia Zaharia shkëlqen me fustanin e kuq, fansat e komplimentojnë
- VIDEO/ Ermal Mamaqi zbulon filmin e parë të Bora Zemanit
- Tërmeti godet vendin shumë pranë Shqipërisë
- Nga Egla Ceno te Heidi Baci, zbulohen 5 moderatoret që do prezantojnë “Goca dhe Gra”
- Zbulohet televizioni dhe programi ku do ta shohim Rudina Dembacajn